artistja.

30 ditë Premium falas · pa kartelë

Klientet rezervojnë vetë. Ti punon.

Faqja jote me rezervim online, kalendari, klientet dhe fitimet. Për artistet e bukurisë në Kosovë.

Gati për 10 minuta, nga telefoni.

Një sallon bukurie
Faqja e një artisteje në telefon
Rezervim i riArta · Manikyr me gel · nesër 10:30

Mjaft me rezervime në DM.

Mesazhet humbasin, klientet harrojnë terminin dhe karrigia mbetet bosh. Artistja i rregullon këto në një vend.

Sot

“A ke vend të shtunën?” në 20 mesazhe

Fletore me numra dhe orare

Klientja harron, ora mbetet bosh

Fotot para dhe pas, të humbura në galeri

Me Artistja

Klientja sheh orët e lira dhe rezervon vetë

Çdo klientë me historikun e saj

Kujtesë në WhatsApp me një prekje

Fotot para dhe pas te kartela e saj

Faqja jote, gati për bio

Shërbimet, çmimet, punimet dhe lokali në një link. Klientja e hap nga Instagrami dhe rezervon vetë.

Faqja e një studioje thonjsh

Një kalendar për gjithë sallonin

Çdo punëtore ka orarin dhe hyrjen e vet. Ti sheh gjithçka, ato shohin terminet e tyre.

Kalendari me një kolonë për çdo punëtore

Mban mend çdo klientë

Forma, ngjyra, alergjitë dhe fotot para e pas. Herën tjetër e di saktë çfarë i pëlqeu.

Kartela e klientes me foto para dhe pas

E di sa fitove këtë muaj

Të ardhurat për ditë, për punëtore dhe për shërbim. Pa fletore, pa llogaritje.

Paneli me të ardhurat e muajit

Njoftime dhe WhatsApp

Çdo rezervim të del te Njoftimet. Me një prekje i shkruan klientes nga WhatsApp-i yt.

Vlerësime të vërteta

Pas terminit i kërkon klientes vlerësim. Dalin në faqen tënde.

Të dhënat janë të tuat

Klientet dhe fotot i takojnë biznesit tënd. Askush tjetër nuk i sheh.

Gati për 10 minuta.

Fillo tani
  1. 1

    Krijo llogarinë

    Me email dhe fjalëkalim. Pa kartelë.

  2. 2

    Zgjidh shërbimet

    Lista është gati. Ti vetëm ndryshon çmimet.

  3. 3

    Ngarko fotot

    Logon, punimet dhe lokalin.

  4. 4

    Ndaje linkun

    Në bio të Instagramit. Rezervimet vijnë vetë.

Një çmim, sipas ekipit.

30 ditët e para ke gjithçka falas, për deri në 20 artiste. Pastaj zgjedh planin. Pa kontratë, pa përqindje nga terminet.

Solo

€15 / muaj

1 artiste

  • Faqja jote me rezervim online
  • Kalendari dhe njoftimet për çdo rezervim
  • Kartela e klientes me foto para/pas
  • Vlerësimet nga klientet
Fillo falas

Studio

Më i zgjedhuri

€25 / muaj

2 deri 4 punëtore

  • Gjithçka nga Solo
  • Kalendar dhe orar për çdo punëtore
  • Hyrje e veçantë për çdo punëtore
  • Klientet e përbashkëta të studios
Fillo falas

Salon

€35 / muaj

5 deri 20 punëtore

  • Gjithçka nga Studio
  • Punëtore pa kufi
  • Ndihmë me prioritet
  • Të fusim ne shërbimet dhe klientet
Fillo falas

Plani caktohet vetë sipas numrit të punëtoreve që shton në Studio.

Pyetje të shpeshta

A duhet të di diçka teknike?

Jo. Nëse di të postosh në Instagram, di ta përdorësh Artistja-n. Nëse na i dërgon shërbimet dhe çmimet, i fusim ne.

Si paguajnë klientet?

Klientet paguajnë në studio, si gjithmonë. Artistja nuk merr asnjë përqindje nga terminet.

Si funksionon rezervimi?

Klientja zgjedh shërbimin dhe orën e lirë në faqen tënde. Ti e sheh te Njoftimet dhe e konfirmon me një prekje, ose e lë të pranohet automatikisht.

A mund të ketë stafi hyrjen e vet?

Po. Çdo punëtore hyn me email-in e saj, sheh terminet e veta dhe cakton orarin e saj.

Kujt i takojnë klientet dhe fotot?

Biznesit tënd. Askush tjetër nuk i sheh, as bizneset e tjera në platformë.

Çfarë ndodh pas provës?

Të dërgojmë planet dhe zgjedh atë që të përshtatet. Nëse nuk vazhdon, llogaria ndalet dhe të dhënat i merr me vete.

Hape faqen tënde sot.

30 ditë falas. Nëse nuk të pëlqen, s’paguan asgjë.

Krijo llogarinë