Thonj · 30 ditë falas
Rezervime online për nail artiste
Manikyr, gel, akrilik dhe nail art. Klientet shohin çmimet dhe rezervojnë vetë, ju merreni me thonjtë.
Pa kartelë bankare. Gati për 10 minuta, nga telefoni.

Shërbimet tuaja vijnë të gatshme.
Këto janë shërbimet që u dalin nail artiste kur fillojnë. Ju ndryshoni çmimin dhe minutat, shtoni të tjera ose hiqni ato që nuk i bëni.
- Manikyr klasik40 min€10
- Manikyr me gel60 min€18
- Zgjatje me gel105 min€28
- Zgjatje me akrilik120 min€30
- Mbushje gel75 min€20
- Nail art (për gisht)10 min€2
- Pedikyr klasik50 min€15
- Pedikyr me gel60 min€22
- Heqje gel20 min€5
Çfarë merrni me Artistja.
Faqja juaj me rezervim online
Shërbimet, çmimet, punimet dhe lokali në një link për bio-n e Instagramit.
Kalendari që mbushet vetë
Klientja zgjedh orën e lirë. Ju merrni njoftim në telefon dhe e konfirmoni me një prekje.
Kartela e çdo klienteje
Forma, gjatësia, ngjyra e fundit dhe alergjitë ndaj produkteve. Bashkë me fotot para e pas.
Fitimet e muajit
Sa fituat për ditë, për punëtore dhe për shërbim, pa llogaritje me dorë.
- Pa përqindje nga terminet
- Pa kontratë, ndaloni kur të doni
- Çdo punëtore me hyrjen e vet
Pyetje të shpeshta
A është Artistja e përshtatur për nail artiste?
Po. Kur zgjidhni kategorinë “Thonj”, shërbimet më të zakonshme vijnë të gatshme me kohëzgjatje dhe çmim. Ju vetëm i ndryshoni sipas sallonit tuaj.
Sa kushton?
30 ditët e para janë falas. Pastaj €15 në muaj për një artiste, €25 për 2 deri 4 punëtore dhe €35 për 5 deri 20. Pa kontratë dhe pa përqindje nga terminet.
A u duhet klienteve aplikacion ose llogari?
Jo. Klientja hap linkun tuaj, zgjedh shërbimin dhe orën, shkruan emrin dhe numrin. Kaq.
Filloni sot.
30 ditë falas, me të gjitha funksionet. Nëse nuk ju pëlqen, nuk paguani asgjë.
Krijoni llogarinë