artistja.

Draft. Teksti përfundimtar publikohet pasi ta kontrollojë juristi.

Kushtet e përdorimit

Çfarë bën Artistja

Artistja lidh klienten me biznesin e bukurisë. Shërbimin e kryen biznesi, jo Artistja. Biznesi është përgjegjës për cilësinë, sigurinë, higjienën, çmimin dhe licencat e veta. Pagesa për shërbimin bëhet direkt te biznesi, në studio.

Rezervimi dhe anulimi

Termini konfirmohet me kod. Mund ta anuloni ose ta ndërroni nga linku i terminit, deri në afatin që shfaqet gjatë rezervimit. Një numër telefoni mund të ketë deri në 2 termine të hapura njëkohësisht. Nëse nuk vini pa anuluar, biznesi mund të refuzojë rezervime të ardhshme.

Vlerësimet

Vlerësim jep vetëm klientja që ka pasur termin të kryer. Biznesi mund të përgjigjet, por nuk mund ta fshijë. Klientja vendos vetë nëse vlerësimi dhe foto mund të përdoren në rrjete sociale.

Përmbajtja e promovuar

Vendet e paguara në kërkim dhe në bannera shënohen qartë si “I promovuar”. Vlerësimet nuk mund të blihen.

Për bizneset

Abonimi paguhet online dhe rinovohet automatikisht; anulohet kur të doni dhe vlen në fund të periudhës së paguar. Boost-i (€1–20 në ditë) paguhet çdo ditë dhe ndalet kur të doni. Bizneset ngarkojnë dokumentet e kërkuara për kategoritë e tyre; pa aprovim nuk dalin në treg. Klientet dhe fotot në kartelë i takojnë biznesit.

[EMRI LIGJOR I KOMPANISË] · NUI [NUI] · [ADRESA] · [EMAIL KONTAKTI]. Vlen ligji i Republikës së Kosovës.