Qerpikë · 30 ditë falas
Rezervime online për lash artiste
Classic, hybrid, volume dhe mbushje. Çdo termin ka kohëzgjatjen e vet, pa mbivendosje në kalendar.
Pa kartelë bankare. Gati për 10 minuta, nga telefoni.

Shërbimet tuaja vijnë të gatshme.
Këto janë shërbimet që u dalin lash artiste kur fillojnë. Ju ndryshoni çmimin dhe minutat, shtoni të tjera ose hiqni ato që nuk i bëni.
- Qerpikë classic90 min€30
- Qerpikë hybrid105 min€35
- Qerpikë volume120 min€40
- Mega volume150 min€50
- Mbushje qerpikësh70 min€25
- Lash lift60 min€25
- Ngjyrim qerpikësh20 min€8
- Heqje qerpikësh20 min€5
Çfarë merrni me Artistja.
Faqja juaj me rezervim online
Shërbimet, çmimet, punimet dhe lokali në një link për bio-n e Instagramit.
Kalendari që mbushet vetë
Klientja zgjedh orën e lirë. Ju merrni njoftim në telefon dhe e konfirmoni me një prekje.
Kartela e çdo klienteje
Gjatësia, lakimi, trashësia dhe sa i mbajti herën e kaluar. Bashkë me fotot para e pas.
Fitimet e muajit
Sa fituat për ditë, për punëtore dhe për shërbim, pa llogaritje me dorë.
- Pa përqindje nga terminet
- Pa kontratë, ndaloni kur të doni
- Çdo punëtore me hyrjen e vet
Pyetje të shpeshta
A është Artistja e përshtatur për lash artiste?
Po. Kur zgjidhni kategorinë “Qerpikë”, shërbimet më të zakonshme vijnë të gatshme me kohëzgjatje dhe çmim. Ju vetëm i ndryshoni sipas sallonit tuaj.
Sa kushton?
30 ditët e para janë falas. Pastaj €15 në muaj për një artiste, €25 për 2 deri 4 punëtore dhe €35 për 5 deri 20. Pa kontratë dhe pa përqindje nga terminet.
A u duhet klienteve aplikacion ose llogari?
Jo. Klientja hap linkun tuaj, zgjedh shërbimin dhe orën, shkruan emrin dhe numrin. Kaq.
Filloni sot.
30 ditë falas, me të gjitha funksionet. Nëse nuk ju pëlqen, nuk paguani asgjë.
Krijoni llogarinë