artistja.

Politika e rimbursimit

Përditësuar më 15 nëntor 2026

Kjo politikë vlen për abonimet e Artistja-s (planet Solo, Studio dhe Salon) që bizneset i blejnë në artistja.com. Pagesat për shërbimet e bukurisë që klientet bëjnë në studio nuk kalojnë përmes Artistja-s dhe nuk mbulohen këtu.

Prova falas

Çdo biznes i ri ka 30 ditë falas me të gjitha funksionet. Gjatë provës nuk kërkohet kartelë dhe nuk paguhet asgjë. Nëse nuk zgjidhni plan, llogaria thjesht ndalet në fund të provës.

Planet dhe çmimet

Pagesa vjetore ka 15% zbritje krahasuar me 12 pagesa mujore. Çmimet përfshijnë tatimet.

Rimbursimi brenda 14 ditëve

Nëse nuk jeni të kënaqur, ju kthejmë të gjithë shumën e pagesës së parë të një abonimi, mujor ose vjetor, nëse e kërkoni brenda 14 ditëve nga data e pagesës. Nuk ju pyesim për arsyen.

Pas 14 ditëve

Pagesat e rinovimit dhe pagesat më të vjetra se 14 ditë nuk rimbursohen. Abonimin mund ta anuloni kur të doni nga Studio. Anulimi ndal rinovimin e radhës dhe Studio mbetet e hapur deri në fund të periudhës së paguar.

Gabimet në pagesë

Nëse ju është tërhequr pagesa dy herë, ose ju është tërhequr pas anulimit, e kthejmë gjithmonë të plotë, pavarësisht afatit.

Si ta kërkoni

Shkruani në info@artistja.com nga email-i i llogarisë suaj, ose përdorni linkun në faturën që ju dërgon Paddle. Rimbursimi kthehet në të njëjtën kartelë ose llogari me të cilën keni paguar, zakonisht brenda 5 deri 10 ditëve pune.

Kush e përpunon pagesën

Porositë tona i përpunon Paddle.com, i cili është shitësi zyrtar (Merchant of Record) i abonimeve. Paddle lëshon faturën, mbledh tatimet dhe kryen rimbursimet. Për pagesat vlejnë edhe kushtet e blerësit të Paddle.

Artistja operohet nga Kron Hajzeri, Prishtinë, Kosovë · info@artistja.com · Shih edhe Kushtet e përdorimit dhe Privatësinë.